29 Janar 2017 - 09:46
Mbrëmë Interi e mposhti Pescaran me rezultat bindës 3-0, ndërsa ndeshjen e radhës në Serie A e ka pikërisht ndaj rivalit të përbetuar, Juventus, transmeton Koha.net. Por, së pari do të përballet me Lazion në çerekfinale të Kupës, të martën.
“Të martën do të jetë një ndeshje jetë a vdekje, në një garë që vërtet na intereson, prandaj duhet të jemi të koncentruar. Në Torino duhet të luajmë në stilin e Interit dhe të marrim iniciativën”, është shprehur Pioli për Mediaset.
Ai më tutje ka thënë se ekipi është duke luajtur mirë, por që mund të bëjë edhe më mirë, pasi sipas tij ende nuk e ka arritur “kulmin”.
“Jemi duke bërë gjëra të mira, por jam i sigurt se mund të jemi edhe më të mirë. Kam lojtar të nivelit të lartë, por ende nuk e kemi arritur kulmin dhe ajo mund të na jep vetëbesim për të shkuar përpara. Ende s’kemi bërë asgjë, nuk jemi në pozitën që duam të jemi apo të luajmë futbollin që duam”, është shprehur ai.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...