29 Janar 2017 - 10:25
Por nata e argëtimit u bë alarmante, kur punonjësit e lokalit njoftuan klientët se duhej ta mbyllnin më herët për shkaqe sigurie, shkruan NYT.
Derisa Stokes me miket e saja po largoheshin nga lokali, vërejtën shumë rrugë të bllokuara nëpër qytet, përcjell Koha Ditore. Ato me kujdes kishin ecur për dhjetë minuta para se të gjenin një taksi për t'i dërguar në shtëpi, duke mos ditur se një person i armatosur kishte vrarë 39 njerëz në një lokal tjetër që gjendej poshtë rrugës ku po festonte Stokes.
"Nuk mund të mendoja se diçka e tillë kishte ndodhur, pasi nuk e dija arsyen e vërtetë të mbylljes së lokalit më herët ku ishim duke festuar", thotë Stokes, e cila në shtator të vitit të shkuar e mbylli edicionin me ekipin Liberty në WNBA, liga më e fortë e basketbollit të femrave. "Tash, kur e mendoj, më duket shumë e frikshme. Shumë lehtë vrasësi ka mundur të futej në lokalin tonë".
Basketbollistet sikurse Stokes janë paketuar pas përfundimit të edicionit në WNBA për të kaluar sezonin e dimrit jashtë kufijve të SHBA-së, duke luajtur me ekipet që ofrojnë paga më të mëdha sesa skuadrat amerikane. (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...