Skuadra më e dobët në Bundesligë ka përkrahje të parezervë

29 Janar 2017 - 09:20      

"Më fal, si ishte emri?", po e pyeste një grua me syze një reporter që po mundohej të merrte akreditimin e tij. "Të lutem, mund ta përsëritësh edhe njëherë?".

Kjo bën që reporteri të detyrohet të thërrasë dikë tjetër për të marrë akreditimin e tij, në mënyrë që të futet në stadiumin më të vogël dhe më të vjetër të Bundesligës. Në fund, ai ia del mbanë!

Me gjithë renovimet që janë bërë në vitin 2015, pasi ekipi i Darmstadtit u promovua për herë të parë në Bundesligë pas më shumë se tri dekadave, kapaciteti në stadiumin "Jonathan-Heimes-Stadion am Boellenfalltor" i ndërtuar në vitin 1921, mbetet me 17 mijë ulëse, përcjell Koha Ditore shkrimin e DW.

Lajmi i mirë është se klubi nuk e ka problemin më të vogël për të shitur të gjitha biletat si vendas në ndeshjet e Bundesligës, edhe pse zë vendin e fundit në tabelë.

"Problem nuk e kemi shitjen e biletave, por të sigurojmë mbijetesën në Bundesligë", insiston presidenti i klubit, Klaus Ruediger Fritsch. (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...