29 Janar 2017 - 09:15
Të mërkurën, Asociacioni i Japonisë në Sumo (NHK) e ka konfirmuar 30-vjeçarin Kisenosato si më të ranguarin në këtë sport, përcjell Koha Ditore shkrimin e CNN. Ai është kampioni i 72-të japonez, por i pari në këtë sport që e ka fituar titullin prej vitit 1998.
Atëbotë kampion ishte shpallur Wakanohana, për t'ua lëshuar më pas rrugën dominimit të mongolezëve. Kisenosato është shpallur kampion i nivelit më të lartë të sumos, yokozuna.

"E pranoj këtë titull me gjithë përuljen time", ka thënë Kisenosato në ceremoninë ku është zyrtarizuar promovimi i tij si kampion i sumos. "Do t'ia përkushtoj veten time këtij sporti dhe do të mundohem që të mos poshtëroj titullin e yokozunas". (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...