
29 Janar 2017 - 09:09
Pozita e plejmejkerit te skuadra bardhekaltër do të mbetet e paprekur gjatë edicionit 2016/17, shkruan Koha Ditore. E nisi dhe do ta përfundojë me amerikanin Jabarie Hinds (180 cm) në këtë pozitë.
Hinds ishte prej përforcimeve të para që e kishte angazhuar Sigal Prishtina. Angazhimi i amerikanit 24-vjeçar, ishte zyrtarizuar nga klubi bardhekaltër më 10 gusht të vitit të shkuar.
"Hinds shquhet për shpejtësinë, depërtimet, asistimet e mbi të gjitha për precizitetin e tij", shkruhej, ndër të tjera, në faqen e Sigal Prishtinës në "Facebook" për Hindsin.
Hinds i ishte bashkuar klubit prej fillimit, duke e nisur edicionin me trajnerin Petar Mijoviq, duke vazhduar me Jeronimo Sharinin dhe së fundi me lituanin Audrius Prakuraitis me të cilin edhe pritet ta përfundojë edicionin. (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...