Hadërgjonajt i mjaftoi një ndeshje për t'u dëshmuar në Bundesligë

29 Janar 2017 - 08:32      

Florent Hadërgjonaj kishte besuar fuqishëm se një ditë do të luante në një skuadër të Bundesligës gjermane. Për këtë thotë se kishte punuar me intensitet të lartë.

Por, 22-vjeçari nuk kishte pritur se në këtë moshë do të realizojë synimin e fëmijërisë.

Pa i bërë dy vjet të plota në Superligën e Zvicrës me skuadrën e Young Boysit, Hadërgjonaj u transferua te skuadra gjermane Ingolstadt, shkruan sot Koha Ditore. Madje, është bërë lojtar i rëndësishëm në anën e djathtë të mbrojtjes dhe mesfushës.

"Ëndrra ime gjithmonë ka qenë që një ditë të luaj në Bundesligë, por se do të luaj kaq shpejt, nuk kam besuar", thotë Hadërgjonaj në një bisedë për gazetën Koha Ditore.

Futbollisti i lindur në Langnau të Zvicrës insiston se paraqitjet e mira te Young Boysi në Zvicër ia kanë mundësuar zhvillimin e shpejtë dhe ngritjen në nivel dukshëm më të lart. (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

 

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...