29 Janar 2017 - 08:27
Reed po shkatërrohej nga moshatari i tij dhe loja e basketbollit po e humbiste kuptimin, shkruan sot Koha Ditore. Për t'i dhënë shpirt lojës, Reedit nga kundërshtari iu ofrua mundësia që të ndërronin pikët.
Që atij t'i numëroheshin 11 pikët e kundërshtarit 3. Sikur kjo të mos mjaftonte djaloshi tjetër garantonte se Reed nuk do të shënonte më pikë, derisa ndeshja luhej deri në 15 pikë të shënuara.
"E mbaj në mend këtë rast. Isha 14-vjeçar dhe po luanim një kundër një me një djalosh, deri në 15 pikë. Djaloshi, që ishte shumë më i mirë se unë në atë kohë më tha që t'i ndërrojmë pikët, që unë të kem 11 pikë, kurse ai 11. Po ashtu garantonte se do të më mposhte pa më lejuar të shënoja pikë tjetër. Unë u pajtova, pasi mendoja se do të mund të shënoja, por në fakt nuk munda. Ai më mposhti 15:11. Prej asaj dite kam stërvitur si maniak që të mos turpërohesha më në atë mënyrë. Tani jam lojtar profesionist", ka thënë Reed në një bisedë për gazetën. (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...