Foto: Reuters

Rikthim sensacional i Welbeck në fitoren e thellë të Arsenalit

28 Janar 2017 - 20:16      

Sulmuesi anglez Danny Welbeck është rikthyer në mënyrën më të mirë të mundshme nga lëndimi i gjatë.

Ai shënoi dy herë në fitoren e thellë prej 0-5 të Arsenalit ndaj Southamptonit në kuadër të FA Cup, duke vazhduar në fazën tjetër, transmeton Koha.net.

Për Welbeckun, kjo ishte ndeshja e parë që nga maji i vitit të kaluar. Dhe ishte pikërisht ai që hapi llogarinë e golave sot duke shënuar në minutën e 15.

Ai shënoi edhe njëherë vetëm shtatë minuta më vonë, pas asistimit të Chamberlain.

Ndërsa tre golat e tjerë i shënoi këmbëshpejti Theo Walcott, në minutat 35, 69, dhe 84.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...