Ish-trajneri, Januzajt: Vendos, a dëshiron të jesh këngëtar a futbollist

28 Janar 2017 - 19:27      

Warren Joyce i ka thënë Adnan Januzajt se duhet të punojë shumë nëse dëshiron që të ketë një karrierë të suksesshme në futboll.

Januzaj javën e kaluar kishte shprehur dëshirën e tij për tu rikthyer në “Old Trafford” në fund të këtij sezoni pas përfundimit të huazimit një vjeçar me Sunderlandin, por dështimi për të shënuar në pjesën e parë të këtij sezoni, është ende një pikëpyetje e madhe nëse mund të jetë lojtar i ekipit të parë te Manchester Unitedi.

Një gjë e tillë tani është mjaft e vështirë të besohet, shkruan Chroniclelive, transmeton Koha.net. Ai kishte shpërthyer në sezonin e tij të parë nën menaxhimin e David Moyes në sezonin 2013-14, ndërsa kishte biseda se Anglia është duke e shikuar mundësinë që shqiptari të mund të mbronte ngjyrat e kombëtares.

Që nga atëherë, karriera e tij ka qenë zhgënjyese, ai humbi vendin te Manchester Unitedi pas largimit të Moyesit në prill të 2014. Ai më pas ishte huazuar te Dortmundi për sezonin e plotë 2015-16, por nuk e kishte ndërprerë për Krishtlindje, pasi Thomas Tuchel nuk ishte i kënaqur aspak me sjelljen e tij.

Te Sunderlandi ai në këtë sezon kishte kapur syrin me disa lëvizje, por i mungonte produkti finale. Goli i tij i vetëm erdhi ndaj Shreësbury Toën në “League Cup”, dhe puna e tij ka qenë nën mesataren që kishin pritur fansat e Sunderlandit.

Joyce, që kishte menaxhuar Januzajn në ekipin e rezervave të Manchester Unitedit dhe tani është trajneri i Wigan Athletic, ishte shumë i qartë se çfarë duhet të bënte 21 vjeçari për të këndellur karrierën e tij.

“Është shumë frustuese të shohësh të rinjtë si Januzaj, Wilson e Federico Macheda të arrijnë atë nivel dhe të ndalin punën e cila i solli në atë pikë”, është shprehur Joyce, që gjithashtu kishte trajnuar edhe Paul Pogban.

“Nuk luajnë ndeshje, nuk stërvitin sa duhet, ulen në xhakuzi, dhe nuk bëjnë peshat dhe seancat e njëjta në stërvitje siç kanë bërë për të arritur aty. Këto gjëra janë shumë frustuese për mua, sepse këto mund të shmangen”, është shprehur ai.

“Në futboll jeni për sport, që të garoni dhe të provoni të jepni më të mirën dhe të sfidoni veten, që ato gjëra të jenë në periferi. Ose dëshironi të jeni djalosh bendi në një mjedis me yjet e popit, ose futbollist”, është shprehur Joyce.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...