Foto: Reuters

Klopp merr përgjegjësinë për eliminimin nga FA Cup

28 Janar 2017 - 17:01      

Ekipi nga liga e dytë e Anglisë, Wolves e shokoi sot Liverpoolin në “Anfield Road” duke e eliminuar nga FA Cup.

Përgjegjësinë për këtë humbje e ka marr trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, i cili thotë se ai është përgjegjës për këtë humbje dhe jo lojtarët e rinj, transmeton Koha.net.

“Dhamë një performancë shumë të keqe, filluam keq dhe nuk mundëm që të përmirësoheshim. Është e vështirë të shpjegosh këtë humbje. Fillimi iu dha besim, ne nuk ishim gati. Ne provuam të jepnim më të mirën, por nuk ishim mjaftueshëm të mirë në pjesën e parë. Unë jam përgjegjës, jo lojtarët e rinj. Mësoni shumë për lojtarët në ndeshje të tilla, por unë jam përgjegjës. Nuk duhet të harrojmë se Wolves ishte shumë i mirë, u mbrojtën mirë dhe ishin shumë të mirë në kundërsulme, por ne nuk ishim mjaftueshëm të mirë”, është shprehur Klopp për BT Sport.

Liverpooli tani është mposhtur në tri ndeshje radhazi në Anfield, duke përfshirë edhe humbjen ndaj Swanseas në Premier Ligë.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...