28 Janar 2017 - 11:40
Enrique insiston se Suarez mund të jetë pasardhës i mesfushorit Andres Iniesta, të cilin trajneri i Barçës e quan me nofkën "Harry Potter".
Suarez shënoi golin e parë dhe të fundit për Barçën kundër Sociedatit, në ndeshjen kthyese. Barça kishte fituar edhe ndeshjen e parë me këtë skuadër, 1:0.
Ish-lojtari i Manchester Cityt është dashur të pres momentin në edicionin e tij të parë te Barcelona pas aventurave impresive te Sevilla, Villarreali dhe Barcelona B, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2013 pas dy viteve të mërzitshme në Angli.
"Po, Denis mund të jetë pasardhësi i Andresit. Ai duhet të përmirësohet ende, ndonëse Iniesta edhe 'Harry Potter' për shkak se prodhon magji në fushë, dhe është vështirë të gjendet një i tillë. Por Denisi është në rrugën e duhur për t'u bërë Iniesta i ri dhe po shpresoj shumë në një gjë të tillë", është shprehur Enrique. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...