28 Janar 2017 - 10:39
Rafael Nadal dhe Roger Federer - kundërshtarët e vjetër, që së bashku kanë fituar 31 tituj nëpër turne grand slam, do të takohen në një finale të grand slamit për herë të parë pas gjashtë vjetësh.
Në të vërtetë, kjo do të jetë finalja e nëntë në turne grand slam mes Nadalit dhe Federerit, kurse e para në "Melbourne Park" prej vitit 2009, kur tenisti spanjoll pati fituar titullin.
Nadal të premten e siguroi finalen, pasi në gjysmëfinale ishte më i mirë sesa bullgari Grigor Dimitrov, të cilën e mposhti pas gati pesë orëve lojë, me 3:2 në sete (6-3, 5-7, 7-6, 6-7, 6-4). Federer siguroi finalen një ditë më herët, pasi eliminoi Stanislas Wawrinkan.
Finalja do të zhvillohet të dielën. Nadal nuk ka arritur në finale të turneve grand slam prej vitit 2014, kur pati triumfuar në "French Open". (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...