27 Janar 2017 - 23:42
Spanjolli e mposhti bullgarin Grigor Dimitrov në një ndeshje maratonike prej 4 orë e 56 minutave me rezultat 6-3 5-7 7-6 (7-5) 6-7 (4-7) 6-4 sot, për t’u kualifikuar në finale të Australian Open, raporton Sky Sport.
Me këtë fitore Nadal do të përballet për të nëntën herë në finale të Garand Slam me rivalin e tij, Federer, i cili është në kërkim të titullit të 18 të madh në përballjen e së dielës.
Nadal është bindshëm më i mirë se Federer, duke fituar gjashtë finale për dallim nga zvicerani që ka fituar vetëm dy herë. Përballja e tyre e radhës në finale do të jetë e para që nga viti 2011 kur ishin takuar në French Open, transmeton Koha.net.
“Jo, ajo ishte shumë kohë më parë. Tani është një ndeshje krejtësisht tjetër, moment tjetër për të dytë. Mendoj se kjo ndeshje është krejtësisht e ndryshme nga ato të mëparshmet”, është shprehur Nadal, i cili ka thënë se është shumë i emocionuar që përsëri do të përballet me Federerin.
“Është speciale të përballem me Federerin përsëri në një finale të Grand Slami. Nuk mund të gënjej, është fantastike. Jam i ngazëllyer për veten dhe për të dytë që jemi ende aty dhe ende po luftojmë për trofe të rëndësishëm. Kjo është shumë e rëndësishme për ne”, është shprehur spanjolli.
Më poshtë mund të shikoni një video të dy prej tenistëve më të mirë që ka njohur bota.
Rafael Nadal and Roger Federer - 11 Years of... by VivanSauer
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...