Foto: Reuters

Orar i ngjeshur për Barcelonën, Atletico e pret në gjysmëfinale të Kupës

27 Janar 2017 - 23:02      

Do të jetë Lionel Messi kundër Antoine Griezmann, kryeqyteti kundër provincës që kërkon shkëputjen nga mbretëria spanjolle, por mbi të gjitha Atletico Madrid kundër Barcelonës.

Kupa e Mbretit i ka rezervuar një short të vështirë pretendentëve për trofeun që shpresonin të luanin mes tyre të paktën në finale dhe jo në sfidën që pret pikërisht biletën për ndeshjen e fundit.

Atletico do të presë Barcelonën në 1 shkurt dhe më pas një javë më vonë do të udhëtojë në “Camp Nou” për të certifikuar ekipin e parë që do të shkojë në finale.

Katalanasit e kanë fituar trofeun plot 28 herë, një shifër rekord e pasuruar në dy sezonet e fundit nën drejtimin e Luis Enrique-s. Si për ironi të fatit, dy ekipe që as nuk priteshin në gjysmëfinale, Celta Vigo dhe Alaves do ta kenë mes tyre diskutimin për të shkuar në finale.

Shkurti është muaji më i shkurtër i vitit, por për formacionin blaugrana rezervon një kalendar ferri të ngjeshur. Plot tre ndeshje skuadra katalanase do t’i ketë vetëm me Atletico Madridin, dy në kuadër të kupës, një në La Liga, transmeton TCH.

Përballje e vështirë do të jetë edhe ndeshja me PSG-në në Champions League, ndërsa e lehtë nuk do të jetë as ndeshja me Bilbaon. Barça do të udhëtojë edhe në fushën e Alaves, skuadër që e mposhti këtë edicion në “Camp Nou”. Ndeshjet me Gijon dhe Leganes llogariten si më të lehtat.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...