Lampard: Conte ndryshoi gjithçka te Chelsea

27 Janar 2017 - 22:25      

Legjenda angleze, Frank Lampard ka thënë se transformimi i Chelseat nga gara për mbijetesë në sezonin e kaluar në luftë për titull këtë sezon është falë ardhjes së Antonio Contes.

“Të Kaltrit” kishin shumë probleme në sezonin e kaluar, një vit pas triumfit në Premier Ligë, me ç’rast Jose Mourinho ishte shkarkuar për herë të dytë nga klubi, transmeton Koha.net.

Në këtë sezon Chelsea nën menaxhimin e Contes ka arritur 13 fitore radhazi në Premier Ligë, duke barazuar rekordin.

“Nuk e shoh ndonjë ekip të arrijë ata. Chelsea është ekipi më i organizuar. Costa dhe Hazard bëjnë diferencën, duhet të japësh shumë merita edhe trajnerit gjithashtu. Ata ishin në një pozitë shumë të vështirë vjet. Kur isha kthyer unë në kohën e Hiddinkut në dhomën e zhveshjes ishte një atmosferë e tmerrshme, në ligë ishin në vend të 12-të. Njerëzit ishin të lënduar, nuk po luanin mirë dhe mund ta ndienit se nuk ishte në rregull. Ata kishin nevojë të ndryshonin mentalitet. Conte e bëri këtë pa bërë ndonjë ndryshim të madh në aspektin e lojtarëve. Ai bëri disa prurje dhe Kante ishte fantastik, por Conte ishte saktësisht për çka ata kishin nevojë”, shprehet Lampard për Daily Mail.

Ai më tutje flet për rivalët e Chelseat për titull.

“Arsenalin e Manchester Cityn nuk i shoh duke fituar sikur Chelsea. Më pëlqen Liverpooli dhe Jurgen Kloppi, por ata nuk kanë vazhdimësi”, është shprehur ish-mesfushori i Chelseat.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...