27 Janar 2017 - 21:49
Pasi 23-vjeçari deklaroi se preferonte të mbetej në skuadrën e Mihajloviqit për të luftuar për hapësirat e tij, vjen edhe vendimi i klubit për të mos e shitur te Palermo, që dukej edhe destinacioni më i mundshëm.
Edhe pse shitja e Ajetit dukej fakt i kryer, kjo nuk ndodhi. Edhe pse ende nuk ka debutuar në Serinë A me Torinon, kuqeziu vazhdon të cilësohet një alternativë e rëndësishme për ekipin.
Gjithçka pas shitjes së Bovo-s, dëmtimit të Carlao-s dhe kohës së pakët në dispozicion që klubi ka për të gjetur një zëvendësues në lartësinë e duhur.
Torino i është përgjigjur me “jo” të prerë të gjitha kërkesave për mbrojtësin shqiptar, kuotat e të cilit pritet të rriten për gjysmën e dytë të sezonit, transmeton Supersport.
Në këtë mënyrë, merr fund çdo spekulim rreth së ardhmes së Arlind Ajetit, që prej afro dy muajsh cilësohej si lojtari i parë në listën e largimeve në afatin kalimtar të janarit.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...