Debuchy drejt largimit nga Arsenali

27 Janar 2017 - 21:17      

Mathieu Debuchy është i lirë të largohet nga Arsenali. Konfirmimi vjen nga trajneri i ‘Topçinjve’, Arsene Wenger i cili nuk llogaritë më në ish-futbollistin e Newcastle.

Debuchy ka luajtur vetëm 16 minuta këtë sezon me Arsenalin dhe në ditët e afatit kalimtar të dimrit do të gjejë një skuadër të re.

“Nuk e mbylli derën për asnjë lojtar, pasi që kam shumë konkurrencë në krahun e djathtë”, ka thënë Wenger për The Mirror.

“Pas Bellerin tani edhe Gabriel më ka bindur se mund të luajë në atë krah. Ajo që dua të them është se Debuchy është rikuperuar plotësisht dhe është i gatshëm për lojë, por ndoshta do të shkojë në ndonjë skuadër tjetër për një eksperiencë të re”, është shprehur francezi, transmeton KP.

Debuchy është përballur me shumë lëndime kohët e fundit gjë që ka ndikuar edhe në minutat e paktë të cilat ai i ka kaluar.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...