
27 Janar 2017 - 20:02
Sturridge, që ka qenë në krizë nga lëndimet në vitet e fundit, ka pasur një vit të vështirë këtë sezon, ndërsa ka luajtur vetëm pesë ndeshje si startues në Premier Ligë, transmeton Koha.net. Ndërsa të mërkurën ndaj Southamptonit në gjysmëfinale të EFL Cup kishte shpërdoruar dy raste shumë të mira, për çka edhe është kritikuar.
Sturridge, 27 vjeçar, ka dështuar të shfaq më të mirën e tij që nga sezoni 2013-14, kur në partneritet me Luis Suarezin pothuajse i siguruan titullin Liverpoolit, raporton Goal.
“Nuk e di saktësisht se në çfarë niveli ishte në sezonin 2013-14 pasi nuk isha këtu, por ajo s’ka shumë rëndësi. Pas ndeshjes ndaj Southamptonit mendoj se ishte një ndeshje e mirë për Sturridge. Ai ishte i përfshirë që nga sekonda e parë deri tek e fundit. Zakonisht, dhe nuk ka të bëjë me shpejtësinë, Daniel shënon dy herë. Por edhe ai është njeri dhe humb shanse. Sigurisht se lëndimet e gjata kanë ndikim. Daniel është në moshën e tij më të mirë për një futbollist. Nëse ai nuk lëndohet atëherë gjithçka do të jetë mirë”, është shprehur Klopp.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...