Huliganizmi në futboll, Polonia me sistem të veçantë ndaj kësaj dukurie

27 Janar 2017 - 18:10      

Pushtimi i fushës nga tifozët e Tiranës, në seancën stërvitore të së enjtes, pati një efekt negativ jo vetëm në klimën rreth klubit kryeqytetas, por edhe në skuadrat e tjera të futbollit shqiptar.

Pengimi i stërvitjes së bardhebluve dhe degjenerimi i situatës në dhunë, riktheu situatat problematike që ndodhin jo rrallë në fushat tona.

Huliganë apo jo, këtë mbetet ta vlerësojë secili që shikon pamjet, por jemi shumë prapa në një paralele me tifozeritë elitare europiane, ndoshta më të rrezikshme se një grusht mbështetësish të pakënaqur si ata që pushtuan fushën “Skënder Halili”.

Polonia, nëpërmjet një nisme të re të paprecedentë ka lançuar “Supporters United”, që ndërthur tifozerinë dhe institucionet më të larta, si Federata e Futbollit apo Ministria polake e Sportit dhe Turizmit.

Është një grupim që tregon se tifozët po marrin më shumë përgjegjësi për të përmirësuar imazhin e tyre, kjo falë edhe mbështetjes së këtyre institucioneve. Këtë e tregojnë aktivitetet e shumta të bamirësisë, apo nisma kundër homofobisë e diskriminimit. Programi i ka hapur rrugë dëshirës për dialog dhe nevojës për bashkëpunim, transmeton TCH.

Një shembull është bashkëpunimi mes tifozerive të Arka Gdynia dhe Lechia Gdansk, pavarësisht rivalitetit të këtyre dy ekipeve.

Programi, pjesën më të madhe të financimit e siguron nga fondet publike, e kjo shkaktoi jo pak frikë tek aktorët e përfshirë. Në fund, nisma rezultoi pozitive për të gjitha palët; besimi nga tifozët është rritur, po ashtu edhe përfshirja në aktivitete të ndryshme. Është shtuar gjithashtu bindja se futbolli mund të jetë më i hapur ndaj sektorëve të tjerë socialë. Të tjera aspekte pozitive të “Supporters United” janë puna me tifozët më të rinj në moshë, për një formim më të mirë të tyre dhe bashkëpunimi i shkëlqyer me qendra të ndryshme.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...