MKRS-ja investon 1 milion e 500 mijë euro për Palestrën e Sporteve në Viti

27 Janar 2017 - 10:25      

Në vazhdën e investimeve kapitale në Kosovë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar sot një memorandum-bashkëpunimi, me qëllim “Ndërtimin e Palestrës së Sporteve në Viti”, projekt ky në të cilin MKRS-ja do t’i investojë 1 milion e 500 mijë euro.

Ministri Kujtim Shala dhe kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i vlerësuan lartë projektet përbashkëta ndërmjet ministrisë dhe komunës, të cilat janë të dobishme dhe në interes për gjithë qytetarët e kësaj komune.

Me këtë rast, ministri Shala u shpreh se MKRS-ja është e përkushtuar që të bashkëpunojë ngushtë me komunat e Kosovës, dhe t’i ndihmojë ato në përmirësimin e infrastrukturës në fushat që mbulon MKRS-ja.

Më tej Shala shtoi se kjo Palestër moderne, do të krijojë kushte shumë të mira dhe në përkim me standardet bashkëkohore, për zhvillimin dhe avancimin e mëtejmë të sportit në këtë vend.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, e falënderoi ministrin Shala për bashkëpunimin e gjertanishëm, në shumë projekte me rëndësi për Komunën e Vitisë, dhe u shpreh se ky bashkëpunim është në interes të gjithë qytetarëve të kësaj komune.

Kryetari Haliti më tej u shpreh se ky projekt është i një rëndësi të veçantë, meqë Komunës së Vitisë i ka munguar një objekt i tillë, dhe shtoi se me këtë investim kapitale, ndikohet dukshëm në përmirësimin e infrastrukturës së sportit në këtë vend, dhe gjithashtu krijohen kushte të volitshme për zhvillimin e sportit.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...