Adebayori shkonte në palestër me kafe e ëmbëlsirë

27 Janar 2017 - 08:56      

Emmanuel Adebayor ende beson se ka shumë për t'i ofruar Premier Leagues së Anglisë, por çdo skuadër që do të shfaqë interesim për të duhet të jetë më e kujdesshme pasi të dëgjojë deklaratat e Brede Hangelandit, shkruan sot Koha Ditore.

Adebayor mbetet lojtar i lirë pasi luajti me Togon si kapiten në Kupën e Shteteve të Afrikës dhe ish-sulmuesi i Arsenalit dëshiron edhe një rast në elitën e Anglisë, pasi thotë se është i bekuar me "gjene të arta".

Sulmuesi 32-vjeçar mund të mos i jetë falënderues ish-bashkëlojtarit të tij te Crystal Palace, norvegjezit Hangeland, pas rrëfimeve që ka treguar ky i fundit për kohën e tyre bashkë në fushë dhe në stërvitje.

Duke folur për radio-shouin norvegjez "Heia fotball", Hangeland ka treguar disa vaki.

"Unë kam luajtur me të vetëm gjashtë muaj, por ja një storie të shpejtë. Unë po luaja për Fulhamin dhe ai po luante për Tottenhamin. Ne po sulmonim dhe unë isha duke e markuar Adebayorin në mesfushë. Ai papritmas tha: 'Ahhh, jam i uritur'. Unë e pyeta, 'Çfarë?' dhe ai më tha: 'Mezi po pres fundin e ndeshjes, jam shumë i uritur. A di ndonjë restorant të mirë në Londër, Hangeland?'" ka rrëfyer mbrojtësi norvegjez.

(më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...