Zejnullahu, lojtari i radhës, i pakënaqur te Kosova

27 Janar 2017 - 09:35      

Mesfushori i Union Berlinit bëhet lojtari i radhës që publikisht shpreh pakënaqësinë për mosaktivizim te përfaqësuesja e Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Ai është ftuar për të gjitha ndeshjet eliminatore, por nuk është aktivizuar në asnjë. Më herët edhe sulmuesi Albert Bunjaku shprehu pakënaqësinë, duke refuzuar të grumbullohet për ndeshjen me Turqinë.

Kundër Turqisë mungoi edhe Bersant Celina, që sipas zyrtarëve të Federatës, kishte marrë leje për t'i kryer disa punë personale. Por, këtë shumëkush e përktheu si pakënaqësi të tij për humbjen e vendit në përbërjen bazë. Seleksionuesi Albert Bunjaki nuk sheh arsye për shqetësim.

Mesfushori i Union Berlinit, Eroll Zejnullahu, ka pak gjasa t'i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës për ndeshjen eliminatore të Botërorit "Rusia 2018" kundër Islandës, që zhvillohet në muajin mars, në Shkodër. Natyrisht nëse ftohet nga seleksionuesi Albert Bunjaki.

Zejnullahu, 22-vjeçar, të enjten për mediumet gjermane ka thënë se qëndrimi në stol te Kosova po i kushton me mosaktivizim edhe tek Union Berlini, ekip që bën gara në Bundesligën 2.

(Më gjerësisht, sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...