Shpresat e Kosovës pa shumë shpresa në një grup me Gjermaninë

27 Janar 2017 - 08:25      

Shorti është tërhequr në Nyon, ndërsa Kosova është pjesë e grupit të pestë. Pjesë e grupit janë edhe Gjermania, Norvegjia, Irlanda, Izraeli dhe Azerbajxhani, shkruan sot Koha Ditore.

Kosova do të debutojë në mars kundër Irlandës, ndërkohë që ndeshjen e parë me Gjermaninë do ta luajë më 5 shtator. Kosova është ende në ndërtim të ekipit U-21, që ndryshe njihet si ekipi i Shpresave.

Në fillim të shtatorit Kosova për herë të parë do të ketë rastin të masë forcën me Gjermaninë, një prej vendeve me futbollin më të zhvilluar në botë. Do të jenë futbollistët deri 21 vjeç ata që më 5 shtator do të luajnë në udhëtim me Gjermaninë, në kuadër të eliminatoreve për "Euro 2019", që janë të parat për Shpresat kosovare. Shorti është tërhequr të enjten në Nyon, ndërsa Kosova është pjesë e grupit të pestë.

Por Kosova shumë më herët do të nisë kampanjën e saj të parë me ekipin Shpresa (U-21) - pas afro dy muajve, më 25 mars. Të përzgjedhurit e Rafet Prekazit do të luajnë në udhëtim ndaj Irlandës. Në Grupin 5, pos Gjermanisë, Irlandës e Kosovës bëjnë pjesë edhe Izraeli, Norvegjia e Azerbajxhani.

(më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...