The Sun: Xhaka një lojtar i pistë, statistikat nuk gënjejnë

26 Janar 2017 - 19:41      

E përditshmja britanike The Sun ka publikuar një artikull me titull “Statistikat nuk gënjejnë, Granit Xhaka është një lojtar i pistë...pothuajse gjysma e ndërhyrjeve që ai ka bërë këtë vit kanë përfunduar në faull”.

Sipas The Sun kjo ka qenë një javë e tmerrshme e Granit Xhakës, pasi brenda 24 orëve mesfushori gjaknxehtë mori karton të kuq në fitoren ndaj Burnleyt, dhe është akuzuar për racizëm nga një incident në aeroportin “Heathrow”, transmeton Koha.net.

Wenger ka thënë gjatë konferencës për media se do inkurajojë Xhakën që të mos bëj ndërhyrje në të ardhmen, pasi një gjë të tillë nuk e bën më së miri.

Kartoni i kuq i fundit ishte i nënti në tri sezone, një rekord edhe më i keq se i mirënjohuri për ndërhyrje të ashpra Vinnie Jones që ka mbrojtur ngjyrat e Wimbledon, Chelsea, Leeds, Sheffield United dhe QPR.

Vinnie mban rekordin për kartonin më të shpejtë në futboll, pasi njëherë ishte ndëshkuar vetëm tre sekonda pas fillimit të takimit.

Më 1987, ai ishte fotografuar duke e kapur për testikuj Paul Gascoigne, në ndeshjen ndërmjet Wimbledonit dhe Newcastle United.

Kjo statistikë e Xhakës sa i përket kartonëve të kuq nuk është befasi pasi ka një shifër të lartë të faulleve.

Sipas statistikave nga Opta, Xhaka ka bërë 52 ndërhyrje këtë sezon, por ka shkaktuar 24 faulle, që do të thotë pothuajse një faull pas 2 ndërhyrjeve.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...