Edhe Feronikeli mbështet idenë që stadiumi të quhet “Fadil Vokrri”

26 Janar 2017 - 17:17      

Idenë që stadiumi kombëtar i Kosovës në futboll të quhet “Fadil Vokrri” është përkrahur edhe nga kampioni i Kosovës, Feronikeli, transmeton Koha.net.

Këtë ide e kanë përkrahur edhe shumë klube, e trajnerë të ndryshëm të futbollit kosovar.

Përmes një postimi në Facebook, Feronikeli shkruan:

Klubi i Feronikelit, duke i parë zhvillimet e fundit rreth temës së emërtimit të stadiumit kombëtar që do të ndërtohet në Bernicë, i jep mbështetje idesë që ky impiant gjigant i futbollit ta mbajë emrin e legjendës së gjallë të futbollit kosovar, Fadil Vokrrit.

Klubi i Feronikelit këtë ide e mbështet për faktin se legjenda e gjallë e futbollit kosovar, aktualisht kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, e meriton pa diskutim një nder të tillë. Fadil Vokrri, djali nga Kosova, në vitet e arta te “FC Prishtina” përfaqësoi shqiptarët e diskriminuar në ish-Jugosllavi, duke na bërë të gjithëve krenarë për identitetin që kemi. Fadil Vokrri po ashtu është emri më i madh dhe më i respektuar shqiptar në botën e sportit.

Fadil Vokrri i dha shumë futbollit kosovar, jo vetëm me talentin e një futbollisti të nivelit e klasit botëror, por edhe duke qenë në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës. Dha shumë për ndërkombëtarizimin dhe pranimin në instancat më të larta të futbollit Kosovar, në UEFA dhe FIFA.

Emërtimi i stadiumit kombëtar “Fadil Vokrri” nuk do t’i bënte nder vetëm një individi, qyteti apo institucioni, por nder do t’i bënte, mbi të gjitha, shtetit të Kosovës para botës së futbollit.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...