26 Janar 2017 - 10:35
Shorti i hedhur sot ka vënë përpara skuadrën e Alban Bushit me Spanjën, por edhe me përfaqësueset të tjera, të cilat kërkojnë një njohje më të madhe në grupin dhe forcën që kanë.
“Eshtë një grup relativisht i vështirë, sepse janë skuadra të një niveli të lartë dhe sigurisht këtu është edhe vështirësia e mosnjohjes reale të nivelit të çdo kundërshtari, të paktën për momentin. Quhet grup i vështirë, por do të thoja, mbase i lehtë pas përfundimit. Shpresoj shumë të na qëllojë si me Serbinë e Portugalinë kur kishim Eleminatoret e Europianit të Francës”, ka thënë Bushi për faqen zyrtare të FSHF-së.
“Të mërzitur në short, por të kënaqur në fund, dhe kështu mendoj dhe besoj edhe unë. Do përgatitemi për shumë beteja, dhe kam bindjen që do të bëjmë një grup ndeshjesh realisht shumë dinjiotoze. Pse jo, do guxojmë të kërkojmë maksimalen, edhe në këtë grup të vështirë”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...