Pas Bullgarisë, Shqipëria mposht me rezultat të thellë edhe Anglinë në futsal [video]

25 Janar 2017 - 18:47      

Pasi e mposhti Bullgarinë me rezultat 1 me 7, kombëtarja e Shqipërisë në futsal e ka demoluar edhe Anglinë duke e mposhtur me rezultat 5-1, transmeton Koha.net.

Kjo ishte ndeshja e dytë kualifikuese për Kampionatin Evropian, dhe me këtë fitore rrit gjasat për kualifikim në fazën tjetër.

“Dy ndeshje në grup për ekipin kombëtar në futsall që tashmë ka super shanse për të kaluar grupin, pasi ka 6 pikë dhe ka vetëm një ndeshje të mbetur me Maltën. Golat u shënuan nga Karaj, Selmanaj, Halimi dhe dy gola nga Brahimi”, ka bërë të ditur Federata shqiptare e Futbollit.

Më poshtë mund të shikoni fitoren e thellë ndaj Bullgarisë, si dhe festën pas fitores ndaj Anglisë.

Ndeshjen e fundit, ndaj Maltës, Shqipëria e zhvillon më 27 janar.

Këto janë ndeshje preliminare dhe përfundojnë në shkurt, dhe fituesit e shtatë grupeve vazhdojnë në fazën tjetër që luhet më 3-12 prill.

Kosova është në Grupin E së bashku me Danimarkën, Norvegjinë dhe Qipron, dhe ndeshjet ndaj tyre i luan në fund të këtij muaji.
 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...