Batatina propozon që stadiumi kombëtar i Kosovës të quhet “Fadil Vokrri”

25 Janar 2017 - 18:38      

Trajneri i njohur i futbollit në Kosovë, Tahir Batatina, ka propozuar që stadiumi kombëtar i Kosovës të marrë emrin e kryetarit të FFK-së, Fadil Vokrri.

Ai në një status në Facebook, e ka vlerësuar Vokrrin si “deklasues” të serbëve duke bërë që Kosova të pranohet në UEFA dhe FIFA.

“Duke e parë nëpër proceset që ka kaluar Futbolli kosovar dhe angazhimin disavjeçarë,një angazhim ku do te mbetet në histori nga një President i një Futbolli për lobimin dhe pranimin e Kosovës në FIFA dhe UEFA. Ai deklasoi palën serbe me mbështetjen e federatave Evropiane te futbollit që të mbështetet Kosova për Pranim. Unë mendoj se Stadiumi Nacional i Kosovës duhet të quhet ‘ARENA KOMBTARE FADIL VOKRRI’”, ka shkruar trajneri i Llapit në Facebook, raporton Koha.net.

“Nuk ka njeri as sportist që do ta kundërshtonte një emërim të tillë, duke e parë si ishte dhe që do të mbetet legjendë e Kosovës”, ka shtuar ai.

Ditë më parë u konfirmua projekti për ndërtimin e Stadiumit Kombëtar në Bërnicë të Poshtme, lokacion që ndodhet 4.5 km nga qendra e Prishtinës.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...