Organizimi i Evropianit ia solli 1.2 miliard euro Francës

25 Janar 2017 - 18:10      

Organizimi i Kampionatit Evropian 2016 i ka sjellë Francës 1.2 miliard euro të hyra.

10 regjione pritën 24 përfaqësuese si pjesë e Evropianit, me Portugalinë që në fund doli fituese.

Sipas një raportimi nga Qendra për Ligj dhe Ekonomi në Sport (CDES) dhe agjencia KENEO, Francën e viziturn 613 mijë vizitorë që shpenzuan 1.22 miliard euro, për aq sa qëndruan.

“Padyshim që organizimi i UEFA Euro është benefit masiv financiar për secilin regjion”, ka thënë zyrtari i UEFA-s, Martin Kallen, që ishte drejtor i organizimit të Evropianit 2016.

Sipas raportimeve, çdo vizitor që ishte në Francë për së paku 7.9 ditë shpenzoi mesatarisht 154 euro për ditë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...