Detaje të reja për akuzat për racizëm ndaj Xhakës

25 Janar 2017 - 13:07      

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, raportohet se do të ketë bisedime me mesfushorin shqiptar Granit Xhaka lidhur me akuzat për racizëm që i janë bërë 24-vjeçarit.

Xhaka, siç raporton Daily Mail, ishte shoqërues i Leonard Lekajt, vëllanë e të fejuarës së tij, në aeroportin Heathrow në momentin kur kishte përdorur gjuhë raciste ndaj zyrtarit të aeroportit.

Komentet e Xhakës ndaj zyrtarit të aeroportit erdhën në momentin kur i është thënë se Lekaj kishte arritur shumë vonë për kontrollin e dokumenteve për kthim në Gjermani.

Reprezentuesi zviceran ka deklaruar se nuk kishte folur direkt me askënd dhe nuk kishte përdorur fjalët ofenduese.

“Policia ishte thirrur në orën 19:29 të hënën, më 23 janar nën akuzën se një anëtar i stafit ishte abuzuar nga pikëpamja raciste në Aeroportin Heathrow, Terminali Pesë. Thirrja ishte bërë nga një palë e tretë. Policia kishte folur me një burrë rreth të 20-ave. Ai nuk është arrestuar. Vullnetarisht kishte shkuar në stacionin e policisë në Londër ku është intervistuar. Hetimet vazhdojnë”, thuhet në njoftimin e Policisë Metropolitane.

Arsenali akoma nuk ka komentuar këtë incident duke thënë se është çështje private.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...