Fluks i madh i shqiptarëve nga Maqedonia në Kosovë

25 Janar 2017 - 08:34      

Klubi i futbollit Vitia mban vetëm pozitën e shtatë në tabelën e Ligës së Parë të Kosovës, që i bie të jetë kategoria e dytë.

Vitia për pranverë ka pretendime të mëdha, të arrijë në vendin e dytë dhe për këtë po bën përforcime, shkruan sot Koha Ditore.

Të hënën Vitia i ka zyrtarizuar pesë përforcime: Minas Osmani, Ertan Hasan, Nermin Bishevac, Muhamet Huruglica e Erblir Avdiu. Tre të parët janë nga Maqedonia - Osmani e Hasani, shqiptarë të Maqedonisë.

Janë lojtarë të konfirmuar që megjithatë në pranverë kanë vendosur të paraqiten në kategorinë e dytë të futbollit kosovar. Rrugën e Minas Osmanit e Ertan Hasanit, pra nga Maqedonia për në Kosovë, së fundi e kanë ndjekur shumë futbollistë e trajnerë shqiptarë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...