Foto: Koha / ilustrim

Vokrri: Serbët e kanë kuptuar realitetin, edhe ata më uruan [video]

25 Janar 2017 - 08:09      

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv vendosi në favor të Kosovës, duke refuzuar kërkesën e Serbisë për të anuluar vendimin e UEFA-së, për ta pranuar Kosovën anëtare të saj.

Gjykata në Llozanë, përmes një vendimi në faqen e saj bëri të ditur se ka refuzuar kërkesën e Serbisë si të pabazë, pasi ka interpretuar nenin 5.1 të Statutit të UEFA-së. E ky nen nënkupton që territori në të cilin gjendet një federatë e futbollit, ta pranojë si shtet të pavarur të njohur nga shumica e shteteve të OKS-bë

Vendimin e ka mirëpritur kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, i cili ka folur gjatë të martës mbrëma për Sportin në KTV.

Kosova u pranua në maj të vitit të kaluar në UEFA dhe FIFA, por Serbia u ankua se UEFA-ja shkeli statutin.

Pavarësisht ankesës, Vokrri ka thënë se gjithnjë ka besuar që do të merret vendimi i duhur.

Në ditën e triumfit të Kosovës ndaj Serbisë, sërish, Vokrri ka thënë se ka marrë qindra urime, përfshirë edhe nga serbët dhe ish-kryetari i Federatës së futbollit të Serbisë, Karaxhiq.

Vokrri ka thënë se tash i mbetet Kosovës të përqendrohet në anën sportive pasi është fituar një tjetër betejë politike me Serbinë. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...