Zyrtarë të Milanit vizitojnë Feronikelin

24 Janar 2017 - 21:15      

Kampioni i futbollit në Kosovë, Feronikeli, ka njoftuar se sot për vizitë në Drenas kanë qëndruar menaxherë të akademisë së klubit të madh italian Milan.

“Menaxherët e akademisë “Milan Junior Camp”, Stefano Falghera dhe Massimiliano Sopranzi, vizituan klubin tonë me qëllim të bashkëpunimit në mes akademisë së futbollit “Milan Junior Camp” dhe shkollës së futbollit të KF Feronikelit”, thuhet në njoftimin e klubit.

Feronikeli ka njoftuar po ashtu se Stefano Falghera, menaxheri gjeneral, ka thënë se kjo vizitë është me qëllim që të mundësojë bashkëpunimin mes akademive dhe se kjo ishte hera e parë që klubi italian bën vizitë në Kosovë.

Në anën tjetër, presidenti i klubit, Ekrem Elshani, i falënderoi përfaqësuesit e klubit italian për vizitën dhe zgjedhjen e KF Feronikeli.

“Për klubin e Feronikelit është nder dhe privilegj që një klub i madh e me traditë, siç është A.C Milan, të na vizitojë dhe shpreh gatishmërinë për bashkëpunim”, ka thënë ai.

Të dyja palët u dakorduan që t'i shqyrtojnë mundësitë e bashkëpunimit në mes dy klubeve.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...