Xhaka në polici, akuzohet për racizëm

24 Janar 2017 - 17:32      

Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka, është duke u hetuar pas raportimit për një sulm racist ndaj një anëtari të stafit të aeroportit Heathrow të hënën në mbrëmje.

Xhaka, që ishte ndëshkuar me të kuq këtë fundjavë, ishte intervistuar nga policia.

Incidenti raportohet se ka ndodhur në Terminalin 5, raporton “Sky Sports”, transmeton Koha.net.

Reprezentuesi zviceran ka deklaruar se nuk kishte folur direkt me askënd dhe nuk kishte përdorur fjalët ofenduese.

“Policia ishte thirrur në orën 19:29 të hënën, më 23 janar nën akuzën se një anëtar i stafit ishte abuzuar nga pikëpamja raciste në Aeroportin Heathrow, Terminali Pesë. Thirrja ishte bërë nga një palë e tretë. Policia kishte folur me një burrë rreth të 20-ave. Ai nuk është arrestuar. Vullnetarisht kishte shkuar në stacionin e policisë në Londër ku është investuar. Hetimet vazhdojnë”, thuhet në njoftimin e Policisë Metropolitane.

Arsenali akoma nuk ka komentuar këtë incident duke thënë se është çështje private.

 © KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...