CAS-i sqaron refuzimin e kërkesës së Serbisë ndaj pranimit të Kosovës në UEFA

24 Janar 2017 - 17:20      

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka sqaruar refuzimin e kërkesës së Serbisë ndaj pranimit të Kosovës në UEFA.

CAS ka vlerësuar se Kosova kishte plotësuar kriteret për pranim dhe me të drejtë ishte pranuar në kongresin e mbajtur në maj në Budapest.

Ky është sqarimi i refuzimit të kësaj kërkese nga CAS-i:

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka refuzuar kërkesën e Federatës së Futbollit të Serbisë (FAS) kundër UEFA-s. FAS kishte kërkuar anulimin e rezolutës së kaluar në Kongresin e UEFA-s të mbajtur në Budapest më 3 maj 2016, në të cilën Federata e Futbollit të Kosovës u pranua si anëtarja e 55-të e UEFA-s.

Si rezultat, rezoluta mbetet në fuqi dhe pranimi i FFK-së si anëtare e UEFA-s konfirmohet. Në apelin e saj në CAS, FAS kishte deklaruar se UEFA ka thyer rregullat me pranimin e FFK-së si anëtare të rregullt dhe si pasojë kërkonte që vendimi të shpallej i pavlefshëm. Paneli i CAS-it që është marrë me këtë çështje ka vlerësuar se FAS-i kishte arsye për ankesë sepse Statusi i UEFA-s (Article 5 (1)) ishte i paqartë dhe kërkonte sqarime.

Dispozita e tillë thekson se anëtarësimi në UEFA është i hapur për federatat kombëtare të futbollit në kontinentin e Evropës, bazuar se një shtet duhet të njihet nga Kombet e Bashkuara si shtet i pavarur. Duke konsideruar se nuk ka njohje zyrtare të shteteve nga Kombet e Bashkuara, Paneli i CAS-it interpretoi Statusin e UEFA-s art. 5 (1) se territori në të cilën vepron një federatë e futbollit duhet të njihet nga shumica e anëtarëve të Kombeve të Bashkuara si “Shtet i pavarur”. Paneli i CAS-it ka gjetur se ky kusht ishte plotësuar në rastin e Kosovës dhe si konkluzion u përshtat me dëshirën e shumicës së federatave anëtare të UEFA-s që në kongres pranuan FFK-në si anëtare të re. Si pasojë, kërkesa e FAS-it është refuzuar.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...