CAS refuzon kërkesën e Serbisë kundër Kosovës në UEFA

24 Janar 2017 - 16:48      

Federata e Futbollit të Kosovës ka konfirmuar se ka marrë njoftim se kërkesa e Serbisë për anulim të pranimit të Kosovës në UEFA është refuzuar nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv.

“Një lajm tejet i mirë në këtë ditë janari, për FFK-në, e cila fitoi edhe një betejë të fundit kundër shtetit të Serbisë, përkatësisht kundër federatës serbe. Sapo mora lajmim nga kryetari i UEFA-s z. Çeferin se CAS-i e ka refuzuar si të pabazë kërkesën e Serbisë për anulimin e vendimit për pranimin e FFK-së në UEFA, . Kjo ishte përpëlitja e fundit serbe që të ndryshojë vendimin, por argumentet tona në UEFA ishin më kokëforta se sa dëshira e Serbisë për ta na ndaluar pranimin tonë”, thuhet në njoftimin e kryetarit të Federatës së Futbollit në Kosovë, Fadil Vokrri.

Vokrri vlerëson se skeptikëve iu mbyll goja me këtë refuzim të CAS-it.

“Edhe njëherë u dëshmua se kishim të drejtë dhe CAS-i e njohu vendimin e UEFA-s si të ligjshëm në favorin tonë, e që unë isha thellësisht i bindur se një vendim i tillë do të sjellë CAS-i, sepse në anën tonë e kishim të drejtën tonë të cilën jo vetëm ne por edhe miqtë tanë e mbrojtën. Me këtë edhe njëherë u mposhtë shteti serb, i cili kishte paguar alamet ekspertë për ta zhbërë vendimin e UEFA-s, si dhe iu mbyllë goja skeptikëve se gjoja mund të rikthehet vendimi i marrë nga Kongresi i UEFA-s i mbajtur më 3 maj 2016”, ka thënë ai, raporton Koha.net.

Në njoftimin për media Vokrri thotë se ky vendim i CAS-it duhet ta fuqizojë Kosovën dhe futbollin e saj.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...