Së shpejti fillon ndërtimi i tribunës në stadiumin “Zahir Pajaziti”

24 Janar 2017 - 13:38      

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, priti në një takim Iber Alajn - drejtor i Departamentit të Sportit në Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit në këtë komunë, i cili ia dorëzoi atij projektin e ndërtimit të tribunës dhe objekteve përcjellëse në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Ky projekt do të realizohet nga Komuna e Podujevës me përkrahjen financiare edhe nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Federata e Futbollit të Kosovës.

Veliu tha se projekti i nisur, me ndërtimin fushës sintetike sipas standardeve të UEFA-s dhe FIFA-së, po vazhdon me kompletimin e infrastrukturës në stadium me ndërtimin e tribunave dhe objekteve përcjellëse.

“Për realizimin e tërësishëm të projektit, kompletimit të infrastrukturës përcjellëse në stadium, kemi ndarë rreth 160 mijë euro. Ky projekt do të mbështetet financiarisht edhe Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit dhe Federata e Futbollit të Kosovës”, tha kryetari i Podujevës.

Punët në realizimin e këtij projekti në stadiumin “Zahir Pajaziti”, pritet të fillojnë menjëherë pas përfundimit të procedurave rreth finalizimit të marrëveshjes për bashkëfinancim në mes të Komunës, MKRS-së dhe zhvillimit të procedurave tenderuese. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...