Kampionia dëmtohet duke dashur të respektojë rregulloret

24 Janar 2017 - 09:04      

Një foto e postuar në rrjetin social Facebook u ka kushtuar pesë futbollisteve të Hajvalisë me suspendim e më pas edhe me largim të vullnetshëm nga klubi i futbollit të femrave Hajvalia, shkruan sot Koha Ditore.

Pesë futbollistet e suspenduara Agnesa Rexha, Lumturie Muhadri, Agnesa Gashi, Mirlinda Dragusha dhe Nora Selmani janë parë duke luajtur futboll të vogël. Dhe, kjo sipas zyrtarëve të skuadrës kampione të Kosovës, është thyerje e rregullave. Por, nuk ka vonuar shumë dhe ato kanë gjetur angazhim diku tjetër.

Drejtori i klubit Hajvalia, Xhavit Pacolli, thotë se futbollistet e kanë të ndaluar të luajnë futboll të vogël, meqë sipas tij ekziston rreziku nga lëndimi, gjë që më pas dëmtohet skuadra, e cila investon në to.

Por, ndryshe thotë një prej pesë futbollisteve të përjashtuara, që tashmë ka gjetur angazhim te skuadra rivale e Hajvalisë, Mitrovica. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...