23 Janar 2017 - 22:22
Pas shumë xhirove pa trajner, klubi basketbollistik ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me trajnerin lituanez, Audrius Prakuraitis.
“Prakuraitis, në dy vitet e fundit ka qenë trajner i skuadrës rumune, BC Targu Mures. Ndërsa para Mures, ka udhëhequr skuadrat në Superligën e Ukrainës, BC Khimik që është një skuadër mjaft e suksesshme dhe si rezultat këtë vit gjendet në vendin e parë në Ukrainë. Ndërsa para saj ekipin tjetër ukrainas Dnipro Azot, që gjendet në vendin e katërt sivjet në po të njëjtën ligë, atë Ukrainase”, thuhet në njoftimin e klubit.
Sivjet Prishtina ka kaluar në formë shumë të dobët dhe është shumë afër eliminimit në Ligën Ballkanike, ndërsa në FIBA Europe Cup ishte eliminuar qysh në rrethin e parë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...