Azemi nga Norvegjia në Izrael i bashkohet Alushit

23 Janar 2017 - 22:11      

Futbollisti shqiptar Fitim Azemi ka kaluar nga Bodo/Glimt në Izrael te ekipi Maccabi Haifa, për t’iu bashkuar futbollistit të kombëtares kosovare Enis Alushi.

Azemi thotë se është shumë i gëzuar që i është bashkuar klubit elitar në Izrael, me të cilin ka nënshkruar kontratë dy vjet e gjysmë.

24-vjeçari u bë futbollisti i parë me shtetësi norvegjeze që kalon në Izrael.

“Përshtypjet e para ishin të mira. Është qytet i mrekullueshëm. Ndërtesat më kujtojnë Kosovën, andaj nuk është tërësisht e panjohur”, ka thënë futbollisti për faqen e klubit të ri.

Sulmuesi Azemi ishte futbollisti më i mirë i Bodo/Glimtit sezonin e shkuar me 12 gola.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...