23 Janar 2017 - 18:48
24-vjeçari u ndëshkua me kartonin e dytë të kuq te Arsenali pas një ndërhyrje të ashpër në Steve Defourin në pjesën e dytë. Ky ishte kartoni i tij i pestë i kuq në dy sezonet e fundit – më së shumti në top pesë ligat evropiane.

Xhaka ishte kritikuar nga kryetrajneri Arsene Wenger, legjenda e klubit Thierry Henry dhe shumë tifozë të klubit.
Tani Djourou ka mbrojtur Xhakën në një akuzë që iu bë atij në Instagram nga një përdorues tjetër.
“Përse duhet ta bëjë këtë (Të largohet Xhaka nga Arsenali)? Ai ka marrë kartonin e kuq, okej! Në fund fituam, kjo është me rëndësi! Dhe më lër të them diçka, Graniti jep gjithçka për fanellën e Arsenalit dhe ky është stili i tij i lojës andaj mos e kritikoni shumë! Ai luan me pasion. Do të mësojë”, ka shkruar reprezentuesi i Zvicrës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...