23 Janar 2017 - 18:41
Kjo deklaratë u nënshkrua nga ministri Kujtim Shala dhe ambasadorja gjermane Angelika Viets.
Sipas marrëveshjes në Kosovë do të angazhohet eksperti i futbollit gjerman Michael Nees.
“Synimi i kësaj Deklarate të përbashkët të qëllimit është që të përcaktojë detyrat e partnerëve, konkretisht, me delegimin e ekspertit të futbollit, Michael Nees, në Republikën e Kosovës, i cili, në marrëveshje me zyrtarët e Federatës së Futbollit të Kosovës, do të fokusohet në zhvillimin dhe zgjerimin e infrastrukturës së futbollit të Kosovës”, thuhet në njoftim.
Detyrat e tij, në këshillim me Federatën e Futbollit të Kosovës, janë trajnimi themelor dhe i mëtejmë për trajnerët; Krijimi dhe implementimi i një programi për përmirësimin e strukturave të futbollit në nivel rajonal dhe kombëtar, me fokus të posaçëm në futbollin e fëmijëve dhe të rinjve, duke përfshirë futbollin e femrave dhe vajzave si dhe futbollin në shkolla; Organizmi dhe mbajtja e seminareve dhe kurseve për trajnime themelore dhe të mëtutjeshme të trajnerëve, mësimdhënësve sportiv për trajnerë dhe instruktorëve sportiv; Krijimi i një sistemi të qëndrueshëm të garave dhe ligës; Përfshirja e federatave regjionale (lokale) të futbollit në strukturat e federatës kombëtare të futbollit; Mbështetja e krijimit të ekipeve përfaqësuese të rinjve.
Deklarata e përbashkët e qëllimit fillimisht do të zbatohet për një periudhë dyvjeçare, duke filluar me arritjen e ekspertit në Kosovë, ndërsa zbatimi i saj mund të zgjatet në tre ose më së shumti katër vjet.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...