23 Janar 2017 - 12:20
James Michael McAdoo lëshon muzikë, lidh atletet dhe i bashkohet departamentit të videove prej tre anëtarëve të Golden State Warriorsave për ushtrimet e tij para stërvitjes të skuadrës bazë.
Ata e quajnë veten “Klubi i Mëngjesit”, dhe McAdoo, një aloqendër me 206 centimetra gjatësi, shijon këtë vetmi në seancat e hershme. Ato po ashtu janë të nevojshme pasi ai kalon pjesën më të madhe të ndeshjeve duke shikuar nga karrigia në bankën rezervë, shkruan sot “Koha Ditore”. Atij i duhen ushtrimet shtesë. Bashkëlojtarët e tij, që e njohin si Mac, e vlerësojnë këtë qasje të tij.
“Askush nuk të shikon kur nuk je duke luajtur”, thotë McAdoo.

Duke filluar nga seria e skuadrës që çoi në titullin e kampionit të NBA-së të vitit 2015, gjashtë lojtarë kanë qenë vazhdimisht në përbërje të Warriorsave: Stephen Curry, Klay Thompson, Draymond Green, Andre Iguodala, Shaun Livingson dhe James Michael McAdoo. Për që McAdoo ka qëndruar në skuadër arsye është etika e tij e punës, qasja e tij dhe po ashtu kontrata modeste që ka.
Curry ka realizuar 851 treshe gjatë tre stinorëve të fundit. McAdoo ka luajtur vetëm 499 minuta... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...