23 Janar 2017 - 11:48
Ryding u bë britaniku i parë që përfundoi në podium në një garë të Kupës së Botës së skijimit alpin që kur Konrad Bartelsi kishte zënë vendin e dytë në garën e lëshimit në Val Gardena, në dhjetor të vitit 1981, shkruan sot “Koha Ditore”. Ryding kishte qenë duke kryesuar garën e së dielës pas lëshimit të parë, por në fund përfundoi i dyti me 0.76 sekonda disavantazh nga Hirscheri. I treti ishte rusi Alexander Khoroshilov.
“Nëse stinori do të përfundonte tash, do të isha shumë i lumtur. Unë vetëm do të mundohem të jap më të mirën në çdo garë, kjo është e gjitha që mund të bëj”, ka thënë Ryding për televizionin austriak.
Ryding, që rezultatin më të mirë para kësaj gare e kishte arritur në Zagreb në janar duke zënë vendin e shtatë, ishte duke kryesuar pas lëshimit të parë me kohë 53.42 sekonda, dhe ishte 0.29 sekonda para italianit Stefano Gross që ishte i dyti... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...