
23 Janar 2017 - 11:11
Pasi shënoi golin e tij të 250-t me fanellën e gjigantit anglez, Rooney u vlerësua lart nga Sir Bobby Charlton, të cilit edhe ia theu rekordin, shkruan sot “Koha Ditore”.
Pasi shikoi nga tribunat golin spektakolar të shënuar nga Rooney nga gjuajtja e lirë në minutat shtesë në barazimin 1:1, në udhëtim ndaj Stoke Cityt, Charlton - rekordi i të cilit me fanellë të Anglisë po ashtu u thye nga Rooney - u fut në zhveshtore të skuadrës për të uruar sulmuesin.
“Është një arritje e jashtëzakonshme për karrierën e tij të ketë një rekord të Manchester Unitedit, një rekord që e mbante një legjendë si Bobby Charlton”, ka thënë trajneri i Unitedit, Jose Mourinho. “Tash ai është njeriu i rekordit dhe legjendë e Manchester Unitedit”.
Charlton kishte shënuar golin e tij të fundit nga 249 sa i pati me fanellën e Unitedit, më tepër se 40 vjet më parë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...