Kosova me përgatitje formale para debutimit evropian

23 Janar 2017 - 10:28      

Kombëtarja e Shqipërisë në futsall zgjodhi Prishtinën dhe sallat e saj për t'u përgatitur për eliminatoret për “Euro 2018”.

Kombëtarja është mbledhur të dielën e kaluar, ndërsa përzgjedhësi Erind Resuli tha se Prishtina është zgjedhur për shkak të kushteve më të mira për punë, shkruan sot “Koha Ditore”. Por Prishtina dhe Kosova në përgjithësi nuk po ofrojnë kushte të mira edhe për përfaqësuesen e Kosovës në futsall, që njëjtë si Shqipëria do të paraqiten në eliminatore për “Euro 2018”.

Kosova, që ndeshjen e parë e luan pas një jave, më 30 janar, ende nuk është grumbulluar për takimet që e presin me Norvegjinë, Qipron e Danimarkën.

Kosova përgatitjet do t'i nisë vetëm të martën, ndërsa faza përgatitore do të jetë thuajse formale, deri të enjten... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...