
23 Janar 2017 - 09:20
Zhaveli e Zeqiri, megjithatë, vazhdojnë ta vlerësojnë sukses vetë pjesëmarrjen në ngjarjen më të madhe sportive, shkruan sot “Koha Ditore”. Por, me gjithë pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike, Zhaveli e Zeqiri nuk kanë zënë vend në pesëshet e më të mirëve të vitit 2016, që të shtunën u shpallën nga Federata e Notit të Kosovës.
FNK-ja ka shpallur pesë notarët më të mirë të vitit 2016 dhe, po ashtu, pesë notaret më të mira të vitit, në të cilin Kosova për herë të parë garoi në Lojërat Olimpike Verore, në muajin gusht në Rio de Janeiro të Brazilit.
Ndonëse nga FNK-ja paraqitja e Zhavelit, e Zeqirit në Lojërat Olimpike u vlerësua e denjë, asnjëri prej tyre nuk është përfshirë në pesëshen e më të mirëve. Të dy morën pjesë me ftesa në Olimpiadë, pasi arritja e normave olimpike për të gjithë notarët kosovarë është ende shumë e largët... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...