Krasniqi: Lojtarët po na ikin për shkak të ftohtit

22 Janar 2017 - 22:51      

Blerim Krasniqi, ish-basketbollist dhe trajner i njohur kosovar, ka deklaruar se në Kosovë kushtet e rënda në salla gjatë stinës së dimrit kanë bërë që të ikin disa basketbollistë.

“Lojtarët po na ikin për shkak të ftohtit”, ka thënë Krasniqi.

Kjo deklaratë e Krasniqit në “Sportin Total” në KTV erdhi pas deklaratës së Arben Fetahut, zyrtar në FBK, që tha se në Kosovë sallat nuk plotësojnë kriteret e FIBA-s për lojë gjatë dimrit.

“FIBA kërkon që temperatura minimale në sallë të jetë 16 gradë celsius, por kjo nuk është aktualisht në sallat tona. Kemi mundur të marrim masa dhe të dënojmë të gjitha klubet, duke ua pezulluar sallat, por dy ndeshje nëse nuk paraqiten ata bien një ligë më poshtë”, ka thënë Fetahu duke arsyetuar mungesën e infrastrukturës me kushtet e rënda financiare të klubeve të Kosovës.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...