Henry e Wenger kritikojnë Xhakën

22 Janar 2017 - 21:00      

Legjenda e Arsenalit Thierry Henry dhe trajneri i “Topçinjve” Arsene Wenger kanë kritikuar Granit Xhakën për ndërhyrjet që në edicionin e parë në Londër i sollën dy kartonë të kuq.

Reprezentuesi zviceran sot u ndëshkua me të kuq në fitoren 2 me 1 ndaj Burnleyt në Premier Ligë, duke u ndëshkuar për herë të dytë në sezon pas kartonit të marrë ndaj Swanseas në tetor.

“Nuk është hera e parë. E bëri edhe ndaj Swanseas. Këtë rast nuk arrij ta kuptoj. Ndaj Swanseas ishte kundërsulm, ndërsa këtu e humbi topin shumë lehtë. Çfarë po kërkon 60 metra larg golit tënd, 25 minuta para fundit, kur je duke kontrolluar ndeshjen. Humbe pasimin. Ani çka? Qëndro në këmbë”, ka thënë Henry për “SkySports”.

Koment kritikues për mesfushorin shqiptar ka pasur edhe trajneri francez Wenger që ka thënë se Xhaka duhet të ketë kujdes që të mos e ndëshkojë skuadrën me gabime të tija.

“Ai duhet të kontrollojë lojën e tij dhe të mos ndëshkojë skuadrën me humbjen e kontrollit në ndërhyrje. Nuk inkurajojmë mesfushorët të bëjnë ndërhyrje. Ne duam që ata që qëndrojnë në këmbë dhe të mos bëjnë ndërhyrje të tilla. Nëse është e rëndë, është karton i kuq”, ka thënë Wenger.

Xhaka u ndëshkua në minutën e 65-të të ndeshjes, ndërsa Arsenali arriti në sekondat e fundit të shënonte për 2 me 1 dhe për të dalë në pozitën e dytë në tabelë.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...