Mustafi shënon e Xhaka skuqet në fitoren dramatike të Arsenalit

22 Janar 2017 - 17:11      

Dy futbollistët shqiptarë, Shkodran Mustafi e Granit Xhaka, ishin ndër akterët kryesorë në fitoren e rëndësishme të Arsenalit ndaj Burnleyt në Premier Ligë.

Mustafi realizoi golin e parë në fitoren 2 me 1, ndërsa Xhaka u ndëshkua me të kuq që ishte i dyti në karrierë te “Topçinjtë".

Mustafi realizoi në minutën e 59-të e gjashtë minuta më vonë Xhaka u ndëshkua me të kuq.

Dy golat tjerë të takimit u shënuan në minutat shtesë nga pika e bardhë. Fillimisht barazoi Burnley përmes Andre Grayt, e në sekondat e fundit Alexis Sanchez siguroi fitoren e rëndësishme për Arsenalin.

“Topçinjtë” tani janë të dytit në tabelë me 47 pikë, pesë prapa liderit Chelsea.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...